Pogradec/ Arrestohen dy persona, u kapën me tritol, drogë dhe fishekë

602
Sektori kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Korçë me anë të një operacioni antidrogë të koduar “Soba” ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, Arzen Liço, 47 vjeç dhe Dorjan Thana, 26 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Burime nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i tyre erdhi pas një kontrolli të ushtruar në banesat e tyre, në lagjen 1 Pogradec, ku iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3 doza me peshë 6.2 gr të dyshuara lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 1 karikator me 30 fishek mod 56, 2 aparate telefoni celular, 2 pistoleta zhurmuese njëra me nr.10-975 dhe tjetra pa numër, 360 fishek mod 56, 1 doze me peshë 3.4 gr të dyshuar lëndë narkotike e llojit Canabis sattiva, 117 fishek mod 54, 1 kallëp tritoli, 50 m fitil zjarrpërcjellës,2 radio dore, 1 shkop gome, 2 aparate telefoni celular.
Policia nga na ae saj po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal