Pogradec/ Aksident i rëndë, plagosen 3 persona

559
Sigal

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.