Pogradec, 68 vjeçari kërcënon me hedhje nga kati i 6-t i pallatit

559
Një 68 vjeçar nga Pogradeci ka tentuar të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35 në Lagjen nr.1 të qytetit.

“Në vendngjarje menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, Zjarrfikësja dhe Ambulanca, të cilët pas negociatave me shtetasin e mësipërm kanë bërë të mundur zbritjen e tij dhe neutralizimin e situatës.

Shtetasi A.Q është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit për të kryer kontroll mjekësor”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal