Poeti Arben Duka: Dëgjojeni Blushin!

676
Poeti i njohur Arben Duka vazhdon të shprehë shqetësimin intelektual për politikën dhe politikanët shqiptarë që po e mbajnë peng Shqipërinë për një çerek shekulli të këtij tranzicioni të gjatë duke goditur me art, nëpërmjet poezisë së tij brilante korrupsionin, amoralitetin politik, me këmbënguljen e kthimit në normalitet. Alarmi i tij i përditshëm nëpërmjet vargjeve e komenteve satirike në medien e shkruar e rrjetet sociale, është kthyer një ‘ushqim shpirtëror’ i domosdoshëm për qindra mijë lexues, por fatkeqësish, politika dhe politikanët vazhdojnë në të njëjtën linjë: Të majmen e të abuzojnë në kurriz të shqiptarëve dhe Shqipërisë! Njëkohësisht, Duka është ndër të parët intelektualë që mbështeti shqetësimet e Ben Blushit, duke akuzuar ata politikanë të kampit të Majtë e më gjerë që ‘alarmin’ e Blushit, ta vlerësojnë seriozisht…
Zoti Duka, në optikën tuaj të vlerësimit e kritikave publike në medie e më gjerë për problemet jetësore të vendit, së fundi, keni dal hapur në mbështetje të kritikave të Ben Blushit duke apeluar vëmendje dhe vlerësim të tyre nga qeveria, kreu i saj dhe politika e fjetur?
-Po. Unë e mbështes Ben Blushin në të gjitha ata që ka thënë kundër qeverisjes e qeverisë, e jo vetëm këto gjatë këtyre ditëve. Është një zë real, një zë intelektual që duhet dëgjuar…
Ka të tjerë që thonë ‘ku ishte Blushi deri tani…’, pse nuk i tha këto kritika?
-Po, sigurisht që ka, e do të ketë. Janë zëra të atyre që u djeg, qeveritarëve, kryeministrit. Po mua, nuk më shqetëson Blushi, por problemet e tij. Është urgjente nga qeveria që të analizoj me përgjegjësi të gjitha akuzat e deputetit Blushi. Të mos nisen kush dhe kur i thotë, por sa qëndrojnë, si qëndrojnë, e të ndryshoj metoda e qeverisjes… Për mua, shqetësimet e Blushit janë të drejta, qëndrojnë.. 
Sot (dje), në shtyp, me vargje direkt i jeni ‘përveshur’ ministres Mimi Kodheli për SHQUP-in?
-Rama, Kodheli, e Majta që sot janë në pushtet, erdhën me premtime, një nga të cilët ishte dhe kthimi i godinës së SHQUP-it ushtrisë. Premtoi Rama, premtoi dhe Kodheli, e jo vetëm një herë premtuan. Po nuk e kthyen. Këtu nuk e kam fjalën thjeshtë për një godinë, megjithëse në rastin konkret, ja hoqën ushtrisë, ish-ushtarakëve dhe një ‘shtëpi’ që kishin… Në medie është shkruar se dhe ish-Hoteli Ushtarak në Tiranë ka ndërruar pronësi (mos qoftë kështu)… Por më gjerë… Në ushtri, si në pothuaj pjesën më ët madhe të adminsitratës, nuk janë afruar specialistët, të aftët, por njerëz sipas tarafit… Ka ministra apo funksiobnarë që e mendojnë shqipërinë si çiflig të tyre e po sillen si agallarë..
Në krijimtarinë tuaj jeni shumë kritik dhe për fushatën e zgjedhjeve vendore që sapo ka nisur…?
-Është lemeri… Kur ende zyrtarisht fushata është në prag nisje, televizionet të terrorizojnë vetëm me politikë… Një ritual bajat lidhjesh dierkt me orë me ceremoni ndarjesh tapish, me takime të kandidatëve për kryebashkiakë… Ndarja e tapive është një rutinë zyrtare.. Ç’ bëhet kështu?! Makiazh që po terrorizon jo vetëm fëmijët… Dhe në këtë garë janë vënë TV të njohur si të majtë e të djathtë… Katër orë në ditë ke në TV ceremoni tapish apo ‘bashkëbisedime’ me qytetarët… 
Të kthehemi tek zgjedhjet në prag… Kandidaturat e grupimeve politike?
-Zgjedhjet e kandidaturave i kanë bërë partitë, më saktë kryetarët apo një grup rreth tyre. Ka kundërshtime për shumë prej tyre, pasi thuhet që janë emëruar e nuk është përfillur mendimi i bazës, komunitetit… Po koston do e mbajnë vetë partitë…
Dje u publikuan dhe listat e këshilltarëve për Tiranën, mendimi juaj?
-Në pamje të parë, nga emrat nuk konstatohet ndonjë ndryshim nga praktikat e herëve të tjera… Pashë listën e PS… Janë njerëz afër stafit të ngushtë të kryesisë, me zëvendësministra e këshilltarë…
Mos jeni paksa i ashpër me qeverisjen e majtë?
-Po me kë të jem i ashpër? Me të djathtën, me Saliun e të tijtë që janë në opozitë… Kur ishte Saliu në pushtet, unë e kam provuar dhe dhunën fizike mbi trup… Rilindja u votua pasivisht, por po na zhgjënjen… 
Pra, ju do vazhdoni ‘Luftën’…?
-Unë këtë profesion kam… Por më vjen keq që ndërgjegjia intelektuale, ajo qytetare nuk reagon në këtë situatë që po kalon vendi…
Poeti Arben Duka në ‘Kur 
qeveriste Sali Berisha’
Sikur Sala të vendoste,
të bënte libër vërtetë,
si përmbajtja-si leksiku,
krahasim gjëkund s’do ketë!
Librin krejt do ta sundonte,
një fjalor “ekstra i butë”,
njëmijë herë do të shkruhej,
fjala “horr” dhe “prostitutë”!
Sala s’ka fjalor të pasur,
studimi kështu më del,
mijëra herë ai do shkruajë,
fjalët “vrasës” – “kriminel”!
…Meqë jemi n’atë kohë,
pra në vitet e fillimit,
qindra herë ai do shkruaj,
dhe shprehjen: “Duka i Krimit”!
Sala ka leksik të varfër,
s’është vështirë për t’ia kuptuar,
qindra herë do jetë në libër:
“Ti-piktori i dështuar”!
Do të jenë aty patjetër,
s’do mungojnë kurrsesi,
“mamuthët” e korrupsionit,
padyshim dhe “Kaç i zi”!
Bëhet fjalë për Kaço ziun,
që tani ka në parti,
dhe dy fjalë i ka për zemër,
“përdhunues” e “faqezi”!
Na ka sjellë gjithë këto vite,
situatat më gazmore,
ndaj do qe krim shekullor,
po ta çonim në thertore!
Unë hyj tek tipat e ndjeshëm,
tipa që mërziten shpesh,
por sa del Sala të flasi,
e harroj çdo gjë dhe qesh!
Por nja njëzet vjet më pas,
këtë libër do ta falin,
të gjithëve – kur ta lexojnë,
sytë nga vendi do t’u dalin!
Sigal