Poetesha Natasha Xhelili promovon librin “Mali sheh ëndërr…”

564
Sigal

Aktiviteti në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit. Merrnin pjesë krijues vendas dhe të ardhur nga Tirana

Në kuadër të 101- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e Sarandës u bë promovimi i vëllimit më të fundit poetik të poetes Natasha Xhelili, “Mali sheh ëndërr…”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në mjediset e shtëpisë së kulturës “Butrinti”. Ra në sy një pjesëmarrje e shumtë në këtë aktivitet kulturor, ku mes tyre kish krijues nga Saranda si dhe nga qytete të tjera të vendit. Shkrimtari i njohur Pajtim Çaushi, evidentoi prurjet e reja në vlera, ide dhe profil të poetes Natasha Xhelili në librin e sajë të parë, duke e cilësuar si një përpjekje të autores në rendje drejt modernizmit të krijimtarisë poetike, hap që e radhit poeten në reshtin e poetëve shqiptar që vijnë tek lexuesi, mes një cilësie të admirueshme, me individualitetin letrar të tyre. Redaktori i librit, poeti Demir Gjergji, foli për arritjet që Natasha realizoi në botimin e sajë të parë, duke finalizuar pretendimin që të shkojë tek lexuesi dhe të zgjojë interesin e tyre për poezinë, me krijimtarinë e saj elitare. Shumë diskutantë të tjerë që morën fjalën evidentuan vlerat e këtij krijimi poetik duke vlerësuar dhe autoren. Natasha Xhelili është një mësuese e re që banon në fshatin malor të Rëzomës, Kopaçez. Dhe bukuritë e natyrës së këtij fshati e kanë frymëzuar, që pas punëve shtëpiake, pas ditarit të përditshëm të shkollës, pas një stërmundimi ditor si në shkollë e shtëpi, ka mundur që të sjell në botën e botimeve letrare një botim cilësor, dhe ka gati për botim dhe një vëllim me tregime… Kopaçeza e bëri poete, ndërsa poetja mori Kopaçezën me vete, i dha emër, i dha vlerë fshatit të sajë malor, që mbijeton në sfidat e erozionit të tranzicionit shqiptar.