Po shiten për skrap edhe makineritë metal-prerëse të Uzinës së Riparimit të Avionëve

361

SKANDAL/ Pasi vidhet dhe shkatërrohet uzina që kishte të punësuar 450 veta, skrepat e shtetit tanimë po shkulin gjithçka

Pas futjes së Shqipërisë në NATO, filloi dhe shkurtimi i forcave të Ushtrisë Shqiptare, e cila u grumbullua në garnizone. Kjo ndikoi edhe në Forcat Ushtarake Ajrore shqiptare, ku të gjitha industritë e riparimit u mbyllën. Avionët e tipeve të ndryshme u nxorën jashtë funksionit. Madje, këto ndryshime u shoqëruan edhe me mbylljen e Uzinës së Riparimit të Avionëve në Kuçovë. Nga 450 punëtorë që ishin të punësuar në këtë uzinë, tashmë kanë mbetur vetëm 15 veta, të cilët edhe ata nuk e kanë të sigurt vendin e punës pas ristrukturimit të saj, e cila prej vitesh ka shërbyere për ruajtjen e hapësirave ajrore të vendit. 200 avionët të tipit Mig 15, Mig 17, Mig 19 dhe Mig 21 dolën jashtë funksionit dhe të gjithë, një nga një po shiten për skrap pasi kanë mbetur nëpër sipërfaqet e aerodromit. Mosmbajtja në gjendje pune e avionëve apo të makinerive të tjera që ndodheshin në uzinë e çuan atë drejt mbylljes.

Skandali

Kjo uzinë e ndërtuar në vitin 1968 po jeton sot ditët e fundit të ekzistencës së saj. Të gjitha makineritë mbetën nëpër reparte, të cilat me kalimin e kohës po i shkatërron ndryshku. Madje nuk mund të lëmë pa përmendur këtu edhe kohën e tranzicionit, kohë në të cilën pajisjet e uzinës u vodhën nga persona të ndryshëm për interesa fitimprurëse personale. Ndërsa tani makineritë e markave kineze si “Tornot” “Frezat”, “Limatricet”, “Ridifikat”, “Trapot” etj., po shkulen me skrep nga shteti dhe po shiten për skrap. Një pasur madhështore, e cila ka kushtuar miliona dollarë kështu e kishte të destinuar fatin e saj. Po të ecim më tej në repartet speciale, agregati, që në përbërje të tyre kishin shumë pajisje dhe makineri, të cilat shërbenin për provat e motorëve të avionit nuk iu dihet adresa, pasi një pjesë e tyre u vodhën ndërsa pjesa tjetër tashmë po shitet për skrap. Në një kohë që kërkesa për blerje makinerish metal-prerëse ka shumë edhe vetë punëtorët që kanë punuar një jetë të tërë në këto ambiente kërkojnë që të blejnë një makineri të tillë.

Repartet

Në repartet e kësaj uzine, ku përfshihet reparti mekanik, pasime speciale, agregatit dhe motori ekzistonin në përbërje të tyre makineri dhe pajisje speciale shumë të mira, por tanimë atyre do t’u mbetet vetëm skeleti pasi shteti po i shkul makineritë me skrep dhe po i shet për skrap. Specialistët apo punëtorët që kanë punuar një jetë të tërë në këtë uzinë befasohen kur marrin vesh se, makineritë e tyre po shiten për skrap, në një kohë që atyre ju takon pjesa e tyre pasi kanë punuar një jetë të tërë në këtë uzinë. Të gjithë punëtorët e kësaj uzine kanë dalë me gisht në gojë, ata nuk kanë marrë asgjë. Fatin e makinerive të kësaj uzine, do ta pësojnë dhe 200 avionë, të cilët do të shiten për skrap.