PO SARANDA Ç’PATI?

614
Sigal

E pabesueshme, por e vërtet! Saranda përveç dekorit false (e themi këtë për vet faktin e ndodhive të ditëve të mëparshme të 100-vjetorit), sot i ngjante një panorame ilustrative të zisë. Pse? Një ditë monotone që ja shtonte elementët edhe koha. Asnjë muzikë. Asnjë aktivitet, mor asgjë fare! Edhe ditët e zakonshme kanë qenë më të gjallëruara. Pse ndodhi kjo? Është një pyetje për zotërinjtë e bashkisë. Kur pyet punonjës dhe drejtues të kulturës thonë se është urdhër nga lart. Po ku lart? Ndërkohë që, qyteti i Delvinës ka ngritur entuziazmin festiv me koncerte dhe aktivitete të shumta. Qyteti i Sulejman Delvinës tundi jugun. Valëvitjes së flamujve kombëtar e banderolave festive iu shtua edhe përurimi i skulpturave të shkronjave shqip e shumë produkteve të artistëve për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Delvina në festë, Delvina e jonizuar nga ngjyrimi kuq e zi, nga kënga polifonike e ajo tradicionale, nga ajo minoritare e nga të gjitha trevat. Po Saranda? Pse heshti? Turp! Si do t’i a rikthejnë këtë borxh popullit të qytetit nuk e dimë, sepse e bënë u takon të tjerëve të merren me të. Por turp! Është 100-vjetori i Pavarësisë dhe ju që kurdisët këtë turp do t’ju erren sytë. Saranda nuk jeni ju!

Agron Mema