Sigal

Në orët e para të mëngjesit në qiellin e Shqipërisë është shfaqur eklipsi i Super Hënës, ose siç njihet ndryshe ‘hëna e përgjakur’.

Ky fenomen ka marrë këtë emër pasi, hëna sateliti natyror i Tokës, ndryshon ngjyrën nga gri në të kuqerremtë. E gjithë kjo ndodh pas bllokimit të dritës së diellit nga hija e Tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës.

Eklipsi i sotëm filloi rreth orës 4:30, ndërsa hëna e mori totalisht ngjyrën e kuqerremtë në orën 05:40. Fenomeni përfundoi rreth orës 07:00.

Kujtojmë se Eklipsi i plotë i Super Hënës për herë të fundit ndodhi në korrik të vitit 20018. Atë kohë nuk u pa në të gjithe botën.

Ndërkohë eklipsi i sotëm u pa në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën Veriore (SHBA, Kanada, Meksikë, etj) dhe atë Jugore (Brazil, Argjentinë, Kolumbi, etj) si dhe në Arktik.