Po ju mërzit shiu i pasdites? Merrni masat për nesër, zbuloni si do jetë moti! [FOTO]

131

Moti për ditën e mërkurë pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, ku vranësirat shtohen kryesisht në Jug dhe zonat Qendrore.

Një situatë e tillë, sipas MeteoAlb do të shoqërohet me shira të dendur. Pasditja dhe orët e mbrëmjes përmirësojnë motin në territor, përjashtuar shira të izoluar në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita në Veriperëndim të vendit ku pritet maksimumi deri 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior, duke bërë që në det të krijohet dallgëzim deri 2 ballë.

 

20.jpeg