Po bënte sërf tek Gjiri Lalzit, Forcat Detare shpëtojnë nga mbytja një person

169
Forcat detare shpëtojnë nga mbytja një person në Gjirin e Lalzit. Mësohet se ka qenë ekuipazhi i anijes “Drini” që ndërmori operacionin e shpëtimit për Ermal Saliasin.
Ky i fundit raportohet se po bënte sërf me parashutë në ujërat mes kepit të Rodonit dhe Kepit të Palit.
Pas sinjalizimit nga QBO, ekuipazhi i anijes “Drini” ndërhyri për shpëtimin e personit në fjalë.