Sigal

Teksa bëheni gati dhe vendosni për pushimet me siguri e keni vënë re se moti ndryshon shumë nga ai i një viti më parë. Këto ndryshime do të na shoqërojnë edhe këtë fundjavë e cila pritet të ketë disa surpriza të vogla.

Sipas parashikimit të “Meteoalb”, gjatë ditës së sotme dhe nesër temperaturat do të jenë normale, ndërsa koha mund të shoqërohet edhe me ndonjë shi lokal, por kryesisht në veri dhe juglindje të Shqipërisë.

E diela, mbetet e kthjellët në bregdet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit; më të shpeshta në Veri–Verilindje ku priten shira afatshkurtër.

Fundjava nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ekstremet ditore pritet të luhaten nga 13°C mëngjesi më i freskët në Juglindje deri në 35-36°C, maksimumi termik në zonat Perëndimore.