Plazhi kombëtar bosh, shkak kriza, çmimet dhe kushtet skandaloze

349

DURRËS/ Çdo vit ulet numri i pushuesve. Rajoni konkurron me çmime dhe cilësi, tek biznesi vendas mungon kjo kulturë

Janë një sërë shkaqesh, të ndryshme, problematika, e të cilave ka mbetur e pazgjidhur në vite dhe ka të bëjë me infrastrukturën turistike, jo të standardeve të kërkuara, e pakrahasueshme me qytetet e vendeve fqinjë, që lagen nga Adriatiku, në veri e Joni në jug . Këtë vit plazhi në Durrës ka njohur krizën më të thellë të rënies drastike të numrit të pushuesve, si pasojë e problematikës së madhe me turizmin, kushtet, për të cilin flasin se biznesi është tërësisht skeptik në lidhje me të ardhmen. Java e tretë e gushtit muaj, i cili shënonte rekord pushuesish, është i barabartë për nga numri i pushuesve me fillimin e sezonit, në muajin maj, ndërsa tregues janë çadrat që rrinë bosh përgjatë bregdetit, hotelet që punojnë me kapacitet minimal, ndërsa rrugët që dikur gumëzhinin nga numri i lartë i turistëve të ngjajnë me një ditë normale pranvere.

Durrësi ka humbur konkurrencën

Durrësi nuk mund të krahasohet, as me Dubrovnikun, as me Budvën Korfuzin apo Ulqinin, shprehen drejtuesit e Agjencive Turistike kryesore të Durrësit. Infrastruktura turistike mungon dhe një sërë problemesh të mëdha janë presente në Durrës, ndërsa në anën tjetër, dikasteret e pushtetit lokal dhe të qeverisë, nuk kanë të printuar minimalisht një fletëpalosje, për guidën turistike që duhet të ofrojnë për të gjithë pushuesit. Sipas agjencive, prenotimi i udhëtimeve individuale apo në grup i referohen paketave turistike të vendeve të rajonit, pasi dhe çmimet dhe kushtet që ofrojnë, janë në standarde shumë më larta se ato që ofrohen në Durrës aktualisht. Kjo është dëshmi e kapaciteteve të pamjaftueshme që ka vendi ynë për të qenë atraktiv në çdo periudhë të vitit. Dhe duke u ndalur tek kriza, trendi i turizmit, për këtë vit, ka dy linja, Antalian dhe Greqinë

Shkaqet

Përsa i përket shtrirjes gjeografike, bukurive natyrore, detit, klimës Durrësi ecën përkrah fqinjëve të tij si Greqia, Mali i Zi etj.. I vetmi ndryshim qëndron në ndotjen e tejskajshme të ambienteve në zonat publike e turistike. Kjo është dhe një nga shkaqet kryesore që i bën pushuesit vendas dhe të huaj të largohen për pushime jashtë territorit Shqiptar.  “Çmimet në shtetet e tjera si Mali i Zi, Kroacia apo  plazhet e Turqisë, nuk kanë pësuar ndonjë rënie të ndjeshme të çmimeve në hotele apo resorte. Sivjet kemi përsëri një numër të konsideruar klientësh që kërkojnë të ripushojnë në plazhet e Turqisë e kryesisht familjarë. Pasi dihet që resortet e plazheve të Turqisë ofrojnë për familjarët me fëmijë shumë kënde lodrash me akua-parqe dhe shumë animacione që vendet e tjera i kanë më të kufizuara. Do të thoja që plazhet e Turqisë tek në zënë vendin e parë për argëtimin e fëmijëve me aqua-parqe dhe animatorë”, shprehet  një prej pronarëve të një agjencie.

Prenotimet

turistike brenda vendit çdo ditë e më shumë po bien, pasi ndotja e ambientit, dëmtimet e infrastrukturës, çmimet e kripura, shërbimi i dobët etj., bën që pjesa më e madhe e pushuesve të fokusohen drejt vendeve fqinje

Çmimet

e larta që nuk shkojnë paralel me standardin e jetës në Durrës dhe nuk justifikojnë atë çka përfshin paketa e paguar, ndërkohë që në shtetet fqinjë ka oferta që përfshijnë në çmim ushqimin, fjetjen, guidat turistike, pishinat, palestrat etj..

_________________________________________________________________

BERAT/ Rreth 100 forca policore vihen në shërbim të besimtarëve

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit

Në rrezet e diellit të nxehtë në faqen e malit të Tomorrit ka filluar pelegrinazhi i besimtarëve të Profetit Muhamet Abas Aliut. Këto ditë festive nisin që në 20 gusht dhe mbyllen në datën 25 të po këtij muaji. Në lartësinë e mijëra metra të Kulmakut, në muajin gusht mblidhen mbi 20 mijë pelegrinë në afro një javë të festim. Nga të dhëna paraprake edhe sivjet duket se Tomorri po shkëlqen si vend i bashkimit dhe miqësisë të shpirtrave me një thirrje të bukur për t’iu bashkuar një institucioni shpirtëror i moçëm si vetë Baba Tomorri. Karvanët e parë kanë filluar për të shkuar në vendin e shenjtë, ku i presin qindra bagëti për kurban. Për një qetësi dhe kujdes për këtë pelegrin policia ka marrë masa të forta për të shmangur incidentet e mundshme dhe aksidentet rrugore. Drejtoria e Policisë Qarkut Berat në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë Skrapar si dhe  me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Berat, në bazë të një plani të detajuar masash “Për Garantimin e Rendit dhe Rritjen e Sigurisë Publike, ka marrë të gjitha masat me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë, në zonat turistike, kontrollin e personave me precedent kriminal si dhe kapjen e personave në kërkim policor. Për këto veprime janë angazhuar 100 forca policore. Gjithashtu, në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Policinë Pyjore, Spitalin Rajonal Berat, si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të larta shtetërore pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qellim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve e dislokimit të forcave.

Julian XHELILI

 ______________________________________________________

Qëllon me breshëri automatiku në dasmë, arrestohet autori

BERAT- Nën efektin e alkoolit ka qëlluar me breshëri automatiku “kallashnikovë”, duke terrorizuar banorët e fshatit Lumas. Burime të policisë bëjnë të ditur se, është arrestuar në flagrancë shtetasi Kastriot Zaimi, 31 vjeç, lindur në Berat dhe banues në lagjen Nr.7 në Durrës. Burime konfirmuan se arrestimi i këtij shtetasit është bërë për arsye se rezulton autori ngjarjes së ndodhu më datën 17.08.2012, rreth orës 24:00. Konkretisht në fshatin Lumas, vetëm 20 kilometër larg qytetit, 31-vjeçari kishte shkuar në një dasmë tek të afërmit e tij në këtë fshatë. Pasi ka konsumuar një sasi alkooli ka marrë automatikun kallashnikovë dhe ka qëlluar me breshëri në ajër në oborrin e shkollës së mesme të këtij fshati pas breshërisë, 31-vjeçari ka hedhur armën dhe është larguar. Në vendngjarje ka shkuar grupi i gatshëm, i cili ka bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit si dhe sekuestrimin e automatikut model 56.