Plazh edhe në tetor, Shëngjini mbushet me pushues vendas dhe të huaj

478
Sigal

Për të apasionuarit pas detit  duket se ky 10 ditëshi i fundit i tetorit i ka favorizuar për të notuar dhe marrë rreze.

Të shumtë janë pushuesit në këtë fundjavë që kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për t’u larë në det.

Bregdeti i Shëngjinit është frekuentuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga pushues nga Kosova dhe jo vetëm. Frekuentuesit thonë se janë ditë ideale për t’u futur në det dhe për të marrë rreze dielli.