Plasin grushtat në Dhërmi… e pëson keq i riu nga Elbasani

674
Një sherr që ka përfshirë disa persona ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi.
Për motive ende të pazbardhura, një grup djemsh të paidentifikuar kanë nisur një sherr duke u zënë me grushta.
“Objektivi” ka qenë një 29 vjeçar nga Elbasani i cili është rrahur nga disa persona me grushte. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të gjetur djemtë në fjalë, ndërsa i riu ka mbetur thjesht i dëmtuar, pa probleme për shëndetin.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datën 12.08.2017, në Dhërmi, në nje hotel persona të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.
Sigal