Plasari godet Sorosin: Vettingu? Shpikje e një fondacioni privat

501
Studiuesi Aurel Plasari, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të Eni Vasilit, në News24, ku ka folur për Reformën në drejtësi dhe Vetingun.

Plasari deklaroi se Vetingu është shpikje e një fondacioni privat. Edhe pse në procesin e Reformës në Drejtësi janë përfshirë edhe dy ambasadorët Lu e Vlahutin, Plasari tha se ai në një shkrim të tijin ka treguar se ambasadorët nuk janë engjëj dhe se në historinë e diplomacisë botërore ka shumë syresh që janë hetuar e dënuar.

Ndër të tjera, ai theksoi se fakti që Vetingu është shpikje e një fondacioni privat është e dokumentuar dhe kjo gjë do kuptohet vetë pas 2-3 vjetësh.

Intervista
Por më shumë se shqiptar ju e thatë edhe vetë, Vetingu është një projekt pothuajse ndërkombëtar, po të kemi parasysh monitorimin, motivimin, përkujdesjen që kanë pasur 2 përfaqësues të lartë ndërkombëtar në Shqipëri në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi.

Është shpikje e një fondacioni!
Juve nuk ju pëlqen të vini emra, por unë po them Sorosi.
Është shpikje e një fondacioni, le ta ketë emrin si të dojë, nuk kam ndonjë…Është një shpikje e një fondacioni. Të mos bëjmë sikur po merret bota dhe paska shpikur Veting për Shqipërinë. Është një shpikje e një fondacioni dhe është problematik, sepse është maskuar për t’u shitur sikur nuk është shpikje e një fondacioni. Kjo nuk është teori konspirative, por ky është konspiracion. Që ta sajojë një fondacion dhe ta shërbejë në tryezë sikur nuk është e këtij fondacioni.

Po këta dy përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, janë në funksion të këtij fondacioni?
Është shpikje e një fondacioni dhe është fakt, është fakt. Ta sqarojmë këtë çështje? Ky është fakt i dokumentuar që është shpikje e një fondacioni. Një fondacioni privat. Kaq.

Si është e dokumentuar? Është e dokumentuar edhe që ai monitorohet edhe nga BE dhe SHBA?
Është e dokumentuar në propozimin që është bërë për të kryer këtë reformë. Është e dokumentuar edhe marrja përsipër e pjesës më të madhe të pagesave për të angazhuarit në këtë reformim.

Vetingu është bërë edhe në Rumani, Kroaci, edhe atje Sorosi e ka bërë.
Nuk jam i informuar si është bërë atje, duhet të informohem dhe do të përgjigjem. Dua të informohem mirë, sado që unë i njoh ngjarjet ndërkombëtare.

Si do shpjegonit që përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe SHBA-së e Departamentit të Shtetit e kanë mbështetur këtë proces, shpikje të një fondacioni privat?
Do të shpjegohet vetë, do kuptohet pas 2-3 vjetësh.
Do na duhet të presim kaq gjatë, na e shpjegoni sot.
Po, po, do kuptohet vetë pas 2-3 vjetësh. Më fal por unë kam bërë një shkrim që ambasadorët nuk janë engjëj. Kush lexon historinë e diplomacisë e di që ka ambasadorë që edhe janë dënuar, edhe janë hetuar etj, etj. Keni mësuar në ndonjë shkollë që ambasadorët janë zotër?Ambasadorët janë përfaqësues të një shteti etj, etj. Duhet të kryejnë me korrektesë shërbimin ndaj atij shteti dhe asnjë shteti tjetër.

Po thoni se kanë agjenda personale?
Ata duhet të kryejnë shërbimin ndaj shtetit të tyre, pa simpatira dhe pa antipatira. Në teorinë e diplomacisë ambasadori përshkruhet si një qelq i tejdukshëm. Pra, që nuk duhet të duket, nuk duhet të ekzistojë, vetëm transmeton. Quhet model negativ ambasadori si pasqyrë, ku ti shikon fytyrën e ambasadorit orë e çast dhe jo të shtetit të tij. Hashtag.al
Sigal