Plas pistoleta në Kamzë, sherr dhe kërcënime

47

Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një i tretë është vënë në prangat e policisë pasi kanë kërcënuar me armë një të ri në Kamzë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa policia tha se ka vënë në pranga Shkëlzen H,. ndërsa janë në kërkim edhe dy shokët e tij që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në bulevardin “Blu” të Kamzës në një lokal.

Juljano S., dhe Armando N., janë dy të rinjtë e shpallur në kërkim, sepse pas një sherri kanë kërcënuar me armë një të ri me inicialet E. K.

Pas kërcënimit, njëri nga të rinjtë ja ka dhënë armën shokut të tij dhe më pas janë larguar me makinën e të arrestuarit. Policia tha se ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e dy të rinjve.