Plas humori që ironizon në rrjetet sociale Arta Vorpsin pas betimit te noteri

582
Meme nga Genc Sejko
Sigal

Betimi te noterja i Arta Vorpsit si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese vijon të shkaktojë reagime të shumta jo vetëm nga klasa politike, por edhe nga personazhe publikë të cilët nuk i kursejnë batutat e tyre lidhur me këtë fakt.

Kështu “njeriu i memeve”, Genc Sejko në llogarinë e tij shkruan:

“Edhe Saimir Tahiri tek noteri e shiti Audin”

Noterja thotë , unë thjesht e legalizova. Kjo më mirë të kishte shkuar te Tan Lamja

Noteri betohet para Flamurit, Kushtetutës dhe Ministrit te Drejtesisë…. kurse Anëtari i Gjykatës Kushtetuese betohet para Noterit

Ndërsa gazetari dhe humoristi Ismet Drishti shkruan:

“Fillimi i mbarë – gjysma e punës! Do i sugjeroja të betohej: Më rëntë pika dhe për kokë të mamit, në mënyrë që të besohej nga gjithë”

Ndërsa gazetarja Juli Xhokaxhi shkruan:

“Do iki dhe unë te noterja… me një firmë ç’a nuk bëhet”.