Planifikuan sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri – Izrael, lirohen 2 të akuzuarit

569
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë të lirë dy nga katër të akuzuarit për planifikim sulmi terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Për Xhevair Fishtin dhe Medat Hasanin gjykata ka ndërruar masën nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpie’.
Gjykata e argumenton me faktin se ka përfunduar afati i paraburgimit ndaj tyre.
Xhevair Fishti dhe Medat Hasani akuzohen për ‘Veprimtari terroriste’ dhe ‘Nxitje të urrejtjes’.
Imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Kastriot në Dibër, Xhezair Fishti dhe ish-efektivi i forcave komando të Ushtrisë Medat Hasani u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar së bashku me shtetasit Bekim Protopapa me profesion mjek dhe berberin Ergys Faslija.
Të katër shqiptarët, dyshohet se do të ndihmonin disa shtetas nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët po planifikonin kryerjen e akteve terroriste në Shqipëri, gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj izraelite që do të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit është luajtur me 12 nëntor 2016 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kjo ndeshje u cilësua si një përballje e frikshme, pasi në rrugë operative institucionet ligjzbatuese kishin siguruar informacion se kjo ndeshje mund të ishte një objekt sulmi terrorist.
Ndeshja përfundoi në avantazh të Izraelitëve me rezultatin 0-3.
Sigal