Plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit, çfarë thonë meteorologët

155
Deri sot, meteorologët kanë parashikuar vranësira, por që nga e premtja e deri të dielën pritet që vranësirat të largohen e t’ja lënë vendin diellit.
Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së sotme moti mbetet i paqëndrueshëm, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore të vendit ku do të ketë shira të përkohshëm. Orët e mbrëmjes sjellin sërisht kryesisht kthjellime.
Ndërsa, paraditja e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri; në Jug dhe pjesërisht zonat Qendrore do të ketë vranëira të dukshme të cilat fuqizohen gradualisht duke sjellë shira të përkohshëm në Jug si edhe në zona të izoluara të Qendrës dhe Lindjes së territorit. Dita e premte dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.
Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke brë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28˚C.