Plagosja me shkop bejsbolli dhe thikë në Sarandë, policia jep versionin: Pse ndodhi sherri

118
Policia e Sarandës ka dhënë informacionin e saj lidhur me sherrin që shkaktoi plagosjen e dy personave sot gjatë natës.
Burime zyrtare pohuan se sherri mes 4 personave ndodhi për motive të dobëta, e për pasojë u plagosën dy prej tyre.
WhatsApp Image 2017-08-18 at 12.55.33
WhatsApp Image 2017-08-18 at 12.55.32
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.08.2017, rreth orës 23:30, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një njoftim se në lagjen “Nr.1″, pranë gjykatës, janë duke u konfliktuar fizikisht, disa shtetas.
Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar se ishin konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A.L., A.S dhe F.T., me shtetasin A.B. Në momentin kur kanë mbritur shërbimet e Policisë, në vendngjarje Policia ka konstatuar shtetasit A.L, F.T dhe A.B. Ndërsa shtetasi A.S., ishte larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe gjatë largimit ka dëmtuar edhe disa automjete të tjera.
Si pasojë e konfliktit ishte dëmtuar dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.L. Ndërsa shtetasi A.B ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Janinës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, si dhe kapjen e ndalimin e shtetasit Albjon.S., i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me 5 fishekë, dhe një armë e ftohtë (dorëzë dore).
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Adriatik L, 18 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”,
Flavio T, 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”,
Arben B, 32 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe
Albjon S, 24 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, të parashikuara nga nenet 88, 89, 150, 278 dhe 279 të Kodit Penal.