Plagosi me thikë të riun në kryeqytet, kapet autori

161

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet si autor i plagosjes së 31-vjeçarit me iniciale D.B.

Siç thekson policia, personi i arrestuar rezulton i dënuar më parë për një sërë veprash penale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3, vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 31 vjeçari D.B, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”
Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.