Plagosi me armë 22 vjeçarin, arrestohet gardisti

543
Sigal

Arrestohet një gardist në Tiranë. Gardisti ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me armën e shërbimit një person.

Në pranga ka rënë 22 vjeçari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës, sepse mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”

Tiranë, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me armë zjarri të shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjeçarin Lorenc Doçi, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.