Plagosi 20 vjeçarin me thikë, arrestohet autori

536
Sigal

Policia e Durrësit vuri në pranga një person të dyshuar si autor të plagosjes së një 20 vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

 18-vjeçari me iniciale G.GJ. më 23 maj, rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin E. M. 20 vjeç.

I plagosuri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve.