Plagoset rëndë një shqiptar në Itali

238

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Matera, në zonën e Barit, Itali.

I riu shqiptar, 29 vjeç, ishte duke qëndruar poshtë një kove vinçi kur është shkëputur kavoja që e mbante.

Ajo ka rënë në tokë, duke e goditur në pjesën e majtë të trupit.

Ai ka marrë plagë të rëndë. Shqiptari banonte në Altamura.

Menjëherë në vendin e ngjarjes është dhënë alarmi, duke mbërritur dy autoambulanca dhe shqiptari më pas është transportuar me helikopter për në spital.

Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë.