Plagoset me thikë 38-vjeçari në Shkodër, identifikohen autorët

101

Një person është plagosur me thikë mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” Shkodër.

Policia deklaron se i plagosur ka mbetur shtetasi Vat Shpati, 38 vjeç dhe se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 38-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezërit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.