Plagosen dy minatorë në Bulqizë, transportohen në spitalin e Traumës

533
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e kromit në zonën D, në Bulqizë. Dy minatorë me inicialet A.S. dhe Sh.S. kanë mbetur të plagosur në rrethana ende misterioze.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës ata janë transportuar në Tiranë te Spitali i Traumës dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për dokumentimin e zbardhjen  plotë të rrethanave të ngjarjes. Në zonën D të minierës së Bulqizës operojnë disa subjekte të vogla.