PKD hap fushatën e zgjedhjeve vendore, kandidon e vetme për bashkinë Tiranë

478
Partia Kristian Demokrate ka çelur fushatën e elektorale dhe ka prezantuar kantidatin e saj për Bashkinë e Kryeqytetit , Dhimitër Myslia. Gjatë fjalës së tij Myslia është shprehur se gjatë vitit 2013 kjo parti e cila ishte në koalicion me socialistët, i ka dhënë atyre10 mijë vota ndërsa theksoi se kryetari i PKD ndodhet në burg për arsye politike

Dhimitër Myslia: “PKD hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit në një situatë të vështirë për të. Kryetari i PKD ndodhet i izoluar për shkak të ndërhyrjeve politike dhe vetë drejtësia nuk është në gjendje të shpallë publikisht atë që dihet nga të gjithë. Ne i sollëm mazhorancës fituese jo vetëm një deputet por rreth 10 mijë vota”
Me sloganin se kjo parti udhëhiqet nga besimi ne zot kantidati Kristian Demokrat i ka kërkuar mbështetësve votën në 21 qershor
Partia Kristian Demokrate garon e vetme në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Sigal