Pjesmarrja me ftesa, Balli Kombëtar jashtë ceremonisë së varrimit për Mid’hat Frashërin

654
Sigal

Përfaqësues të Ballit Kombëtar nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit.

Kjo për shkak se pjesmarrja ka qenë me ftesa dhe ata nuk kanë mundur ti sigurojnë ato për të gjithë përfaqësuesit e Ballit Kombëtar.

Ata janë shprehur se do të qëndrojnë derisa të largohen përfaqësuesit e lartë të qeverisë dhe më pas do shkojnë ti hedhin një grusht dhe në varr.

Mid’hat Frashëri, i njohur edhe me emrin e letrave Lumo Skëndo, lindi në Janinë më 25 mars 1880 dhe vdiq në Nju Jork më 3 tetor 1949.

Ai la gjurmë të pashlyera si diplomat, shkrimtar dhe politikan, në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar.

Mid’hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i dy frashërllinjve të tjerë të mëdhenj, Samiut dhe Naimit, që të tre ideologë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.