Pitbulli shqyen fëmijën 8 vjeç në mes të Tiranës

219

Një fëmijë 8 vjeç është kafshuar nga një qen i racës “Pitbull”, duke marrë plagë në këmbë.

Djali ishte duke luajtur në sheshin e Pazarit të Ri  bashkë me  fëmijë të tjerë, kur është sulmuar nga qeni i egërsuar  pa maske mbrojtese.

Babai i djalit Marius Spahia rrefen se fëmija i tij është tramatizuar.

“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” tha i ati.

I zoti i qenit jo vetëm nuk ka kërkuar falje sipas babait , as nuk ka dhënë ndihmë, por ka qëndruar indiferent.

“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.

Vete 8 vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.
“Po luaja aty dhe m’u sul qeni. U frikësova shumë. Mami më tha mos qaj bëhu trim,” tha djali.

Marius Spahia e tij e ka ndarë këtë ngjarje në rrejtet sociale ku qindra komentues të indinjuar , kërkojnë urgjentisht marrjen e masave nga bashkia. Ky prind bën thirrje për të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët e tyre

Në mbarë botën ka një debat mbi rrezikshmërinë e qenve agresivë si “pit bull”, “doberman” apo racat e tjera të kësaj natyrë dhe madje në disa vende mendohet që ata të mos lejohet të mbahen.