Pikturat e Ramës tashmë dhe në Mynih

551
Pas ekspozitës në Berlin, pikturat e kryeministrit Edi Rama qëndrojnë të ekspozuara edhe në Mynih.
“Kampl Gallery” që prej të premtes në mbrëmje ka zgjedhur të ekspozojë mbi 100 piktura të Kryeministrit shqiptar.
Rama shpjegoi se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe proçesi i krijimit është i pavarur nga proçesi i mendimit.
Ai tha se ndërkohë që zhvillon takime apo diskuton për çështje të ndryshme me bashkëpunëtorë, është dora dhe syri që në bashkëveprim harmonik me njëri-tjetrin krijojnë këtë vepër artistike.
Në çeljen e kësaj ekspozite merrnin pjesë artistë, gazetarë, kritikë arti, koleksionistë por edhe politikanë.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama foli edhe për eksperiencën si Kryebashkiak duke u shprehur se në Tiranë ishte një moment shumë fantastik sepse ishte gjithçka për tu bërë nga e para.
Situatat e vështira janë shumë më interesante sepse të krijojnë kushte të bësh diferencë, por nuk ishte një operacion artistik. Ishte thjsht një operacion politik por me ngjyra, jo me fjalë” u shpreh Rama.
Sigal