Piktura e Ramës në murin e shkollës, Tërmet Peçi: Aty do qëndrojë

570
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka reaguar për rikonstruksionin e një qendre multisportive në këtë qytet, ku ra në sy piktura e kryeministrit Edi Rama si basketbollist e pikturuar në mur. Duke u justifikuar që piktura e Ramës i takon brezit të ndritur të sportistëve shqiptarë, Peçi tha se ajo do vazhdojë të qëndrojë aty, ndonëse nuk pranon të jetë ai porositësi.
“Ne jemi duke miratuar me vendim të këshillit bashkiak t’i vendosim kësaj qendre emrin e Kushtrim Zaçes, futbollistit të Kombëtares. Shikojeni është edhe fotoja e tij aty. Pikturat kanë pasur për qëllim të tregojnë sportistët por edhe basketbollistët që kanë arritur majat, kemi edhe Gim Fagun aty, e kjo bëhet për të motivuar brezin e ri. Piktura e Ramës nuk është me porosinë tim, është dora e autorit, kemi marrë mendime e kemi biseduar. Këtu piktori e ka bërë në kokë të tij”,-thotë Peçi për Fiks Fare.
Duke vazhduar sqarimin e tij, Peçi nuk nguron ta quajë kryeministrin Rama njeriun që ka bërë më shumë se çdo tjetër për Tepelenën.
“Ne kemi përzgjedhur elitën e kombëtares, aty kryeministri është pa kollare, pra nuk është kryeministër. Nëse përbën problem është diçka që rregullohet. Ai njeriu që shikoni ju atje si sportist ka bërë për Tepelenën më shumë se çdo njeri tjetër. Nuk e mban Tërmeti atë, e mban gjithë Tepelena dhe gjithë Shqipëria. I dashur mik ai që aty nuk lëviz”, shtoi kryebashkiaku.

Piktura e Ramës në mur, Tërmet Peçi: Aty do qëndrojë
Sigal