Piktori që njeh ngjyrat, nuk thotë që policia “blu” e bëri Shqipërinë “jeshile” (hashash)

489
Prej disa ditësh, “krye-rilindësi” Rama po bën fushatë me sulme histerike ndaj “policisë gri”, 40% të së cilës e komandon “Rilindja” me kryetarë të saj zonalë dhe me çamët e që në krye të së cilës janë familjarë të kupolës së “rilindësve”. Mirëpo, “krye-rilindësi” ka harruar batërdinë që ka bërë e po vazhdon të bëjë policia “blu”, të cilën prej 4 vitesh e ktheu në “ndërmarrje bujqësore” të mbjelljes, kultivimit, korrjes, përpunimit dhe paketimit të drogës, duke përdorur si “krye-fermerë” kryepolicët e shtetit në qarqe, rrethe e zona, të vënë nën komandën e “kryeagronomit”, “krye-magazinierit” dhe “krye-tregtarit” Saimir Tahiri! Si është e mundur, që piktori “krye-rilindës” që njeh ngjyrat, nuk po përmend faktin që policia “blu” e bëri Shqipërinë “jeshile” (me hashash)?
Sigal