Pikat kryesore të konferencës për shtyp mbi politikën e jashtme të Kinës

675
Sigal

Këshilltari Shteti dhe Ministri i Jashtëm Wang Yi u takua me shtypin mëngjesin e së premtes në sesionin e dytë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Wang iu përgjigj pyetjeve në lidhje me politikën e jashtme edhe marrëdhëniet diplomatike të Kinës

Diplomacia kineze në një pikënisje të re

Bota po kalon ndryshime të thella të papara prej një shekulli dhe diplomacia kineze ka arritur një pikënisje të re.

“Ne do të qëndrojmë në rrugën e zhvillimit paqesor, do të punojmë për rezultate me përfitime të përbashkëta, do të ruajmë sistemet ndërkombëtare ekzistuese dhe do të marrim mbi vete më shumë përgjegjesi ndërkombëtare”.

Gjatë 70 viteve të kaluar që nga themelimi i Republikës Popullore të kinës, diplomacia kineze ka ndërtuar një traditë të mirë me disa veçori dalluese.

Cështja e Gadishullit Korean

Kina ka qënë e angazhuar për denuklearizimin dhe zgjidhjen paqësore për cështjen e Gadishullit Korean dhe roli i saj është i pazëvendësueshëm.

Samiti i Hanoit ndërmjet Pyongyang-ut dhe Washington-it ishte një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e cështjes.

Udhëheqësit e të dy shteteve tejkaluan pengesat dhe shkëmbyen pikëpamjet ballë për ballë në mënyrë të sinqertë, gjë e cila përbën progres pozitiv dhe është për t’u duartrokitur.

Pekini do të organizojë forumin e dytë të “Një brez një rrugë”

Forumi i dytë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në Nismën “Një brez një rrugë” do të mbahet në Pekin më vonë në muajin Prill, me bashkëpunime më gjithëpërfshirëse.

Presidenti Xi Jinping do të mbajë një fjalimin kryesor gjatë ceremonisë së hapjes.

Forumi “Një brez një rrugë” për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ose BRF, do të ketë më shumë krerë shtetesh dhe qeverish të huaja sesa forumi i mëparëshëm dhe pritet të marrin pjesë mijëra delegatë nga më shumë së 100 shtete.

Cështja  ligjore e Huaweiit

Kina mbështet kompaninë dhe individin në fjalë për të kërkuar kompensim ligjor për të mbrojtur interest e tyre dhe të refuzojnë të viktimizohen si qengja të heshtura.

Qeveria Kineze ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të bizneseve dhe qytetarëvë kinezë.

Marrëdhëniet Kinë Europë

Europa është gjithëmonë një prioritet të rëndësishëm në agjendën diplomatike të Kinës. Gjithashtu, Kina mbështet integrimin Europian dhe një BE të bashkuar dhe të fortë.

Sipas Wang, Presidenti Xi Jinping do të vizitojë Europën më vonë këtë muaj duke filluar kështu udhëtimet jashtë vendit për këtë vit.

Kina mirëpret Italinë dhe vendet e tjera Europiane të marrin pjesë aktivisht në Nismën “Një brez nje rruge”.

Marrëdhëniet Kinë-SHBA

Bashkëpunimi është akoma rrjedha kryesore e marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe Kina ka një pikëpamje pozitive për të.

Wang, gjithashtu, ka hedhur poshtë deklaratat e disa individëve që shprehen se të dy shtetet duhet të shkëpusin ekonomitë e tyre.

“Shkëputja nga Kina do të thotë të shkëputja nga mundësitë, nga e ardhmja, dhe në një farë mënyre nga bota,”tha ai, duke theksuar se interesat e të dy vendeve jane të pandashme.

Kina përkreh sistemin ndërkombëtar me OKB qendër

Kina e sheh multilateralizmin si një gur themeli të sistemit ndërkombëtar dhe vendosmërisht do të përkrahë një system ndërkombëtar me Oraganizatën e Kombeve të Bashkuara qendër.

Kina do të mbajë banderolën e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, do të vazhdojë të qëndrojë në anën e duhur të historisë dhe në anën e interesave të përbashkët të shumicës së shteteve.

Nisma “Nje Brez Nje Rrugë” përfitim për të gjithë

Nisma “Nje Brez Nje Rrugë” është “tortë ekonomike” nga e cila përfitojnë njerëzit lokal, dhe jo një “kurth borxhi ” ku mund të bien disa shtete.

Nuk është një mjet gjeopolitik, por një mundësi madhore për zhvillim të përbashkët. Nisma iu ka mundësuar shteteve te rriten në një ritëm më të shpejt, të përmirësojë  jetesat e njerëzve dhe të sjellë rezultatet ku të gjithë përfitojnë.

Kriza e Venezuelës

Kina do të vazhdojë të promovojë kërkimin e zgjidhjes politike për çështjen e Venezuelës dhe mbështet gjitha palët në Venezuelë të mbajë dialog paqësor.

Ndërhyrjet e jashtme vetëm sa do të përshkallëzojnë tensionin dhe do të rikthejnë ligjin e xhunglës.

Çështjet e brendshme të çdo vendi duhet të zgjidhen nga populli i tyre.

Wang theksoi se të drejtat e vendeve të Amerikës Latine për të zhvilluar marrëdhëniet me Kinën duhet të respektohen dhe jo të ndërhyhen ose të kritikohen.

Lidhjet me Pyongyang-un

Pekini qëndron i gatshëm që të vazhdojë më tej marrëdhëniet tradicionale me Pyongyang-un në erën e re dhe të mbrojmë bashkërisht interesat thelbësore të dy popujve, gjithashtu paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean.

Zhvillimi i marrëdhënieve tradicionale afatgjata me Republikën Popullore Demokratike të Koresë është zgjedhja e vendosur e  Kinës dhe gjithashtu përputhet me interesit të dy vendeve.

Bisedimeve për Kodin e Sjelljeve në Detin e Kinës Jugore do të përshpejtohet

Kina dhe vendet e ASEAN-së do të përshpejtojnë negociatat e Kodit të Sjelljeve (COC) në Detin e Kinës Jugore në bazë të konsensusit dhe do të përditësojë publikun mbi progresin në kohën e duhur.

Kina dhe vendet e ASEAN-së do të qëndrojnë të fokusuar dhe të eliminojnë ndërhyrjet, dhe do të mbajnë transparencën e nevojshme gjatë negociatave me COC.