Pika e kalimit kufitar Qafë Thanë, kalojnë 25 mijë shqiptarë maqedonas

801
Sigal

Pika e Kalimit Kufitarë në Qafë Thanë është një nga portat kryesore hyrëse në Shqipëri. Në 24 orët e fundit ka qenë një nga pikat hyrëse me një numër të madh shqiptarësh, të cilët kanë  ardhur në Shqipëri për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë. Sipas të dhënave kanë kaluar mbi 25 mijë shtetas shqiptarë të Maqedonisë për të festuar në Tiranë dhe në Vlorë. Sipas Komandantit të Pikës Kufitarë të Qafë -Thanës, Komisar Shpëtim Madani për “Telegraf” thotë se: “Janë futur në Shqipëri 3000 mjete, 100 autobusë dhe 150 furgona, janë hapu tetë sportele, ku po punohet maksimalisht, është punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme (djeshme) pa ndërprerje, janë krijuar kushte lehtësuese dhe nuk është bërë asnjë pengesë nga pika kufitare, kjo vetëm e vetëm që shqiptarët të festojnë në mënyrë të shkëlqyer Pavarësinë. Është bashkërenduar dhe janë koordinuar të gjitha veprimet me të gjitha agjencitë  e zbatimit të ligjit në pikën e kalimit kufitar dhe shërbimeve policore, madje është bashkëpunuar dhe me policinë maqedonase për të përfunduar sa më shpejt kalimin e shtetasve ne të dyja pikat kufitare respektive. Madje nuk ka patur aspak radhe, në të tetë sportelet është punuar shume shpejt dhe pa vonesa. Sipas të dhënave të marrë shqiptarët që kanë ardhur në Shqipëri për kremtimi e festive janë nga Struga, Ohri, Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanova, Dibra, Medvegjae Bujanoci madje ka patur dhe të ardhur nga Gjermania, Zvicra, Belgjika pra nga gjithë Europa. Ndërkohë ka patur kalime të shtetasve shqiptare dhe nga Pika Kufitare e Tushemishtit në Pogradec.