Pezullohet puna për 48 orë në doganën e Kapshticës

541
Njoftohemi nga pala greke, se për shkak të një greve të zhvilluar në Greqi, do të ketë një ndërprerje dyditore të punës, duke filluar që nga dita e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e dielë datë 22.05.2016 ora 07:00. Sqarojmë se gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
Sigal