Pezullohen për 24 orë lëvizjet drejt Greqisë, shkak riparimi i sistemit kompjuterik

609
Qytetarët shqiptarë që do të duhet të udhëtojnë drejt shtetit Grek dhe ata që do të futen në vendin e tyre për të shkuar pranë familjeve, nuk do të kenë mundësi lëvizjeje deri në orën 12;00 të ditës së sotme. Këtë njoftim e ka lëshuar Policia Greke, sipas së cilës deri në këtë orë do të bëhet e mundur ndërhyrja dhe riparimi i sistemit kompjuteritk. Pritet që një njoftim i tillë të sjellë konfuzion tek qytetarët, të cilët e kanë pasur të pamundur të kenë marrë këtë njoftim dhe kanë planifikuar udhëtimet kohë më parë. Nuk janë të pakta rastet, kur policia greke, njofton për mbylljen e përkohshme të pikës së kalimit, në momentet e fundit. Policia njofton se nuk do të kenë mundësi të kalojnë as këmbësorët dhe as makinat.
Sigal