Pezullohen kërkimet në rrënojat e hotel ‘Miramare’, ja çfarë deklaron grupi i kërkimeve

157

Janë pezulluar punimet në rrënojat tashmë të asaj që dikur ishte hotel ‘Miramare’ në Durrës.

Grupi malazez i kërkimeve bashkë me qentë e specializuar deklarojnë se në rrënoja nuk rezulton të ketë trupa të tjerë

Sipas tyre, dyshimet e ekipeve të djeshme që mund të kishte persona të tjerë nën rrënoja, ka qenë për shkak të lehjes së qenit.

Por malazezët thonë me shumë mundësi qeni ka nuhatur gjakun e mbetur të personave që janë nxjerrë.

Por pala shqiptare bashkë me atë zvicerane do te vijojnë kërkimet , fillimisht me eskavator për të lëvizur inertet.