Pezullohen 34 patenta në Tiranë, 5 në pranga

511
Policia e Tiranës ka pezulluar 34 patenta gjatë fundjavës, për kundravajtje të ndryshme. Nga burimet zyrtare mësohet se Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit kanë vijuar punën në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin. Si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjithësesj janë 34 leje drejtimi të pezulluara dhe nga këto 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, 19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, 38 drejtues mjetesh u dërguan në OASh, 18 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit dhe u këshilluan 11 drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.
Sigal