Petrit Vasili: Figura si Fatmir Frashëri vijnë vetëm njëherë në dhjetra vjet

136

Largimi nga jeta i ish-mbrojtësit legjendar të Tiranës, Fatmir Frashëri, ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i cili shkruan se ‘figura sportive e mrekullueshme e Fatmir Frasheri si personalitet sportiv nga ato, qe vijne vetem nje here ne dhjetra vjet.

‘Shuhet legjenda e Tiranës i madhi Fatmir Frashëri.

Jemi me fat që e kemi parë në fushë, e kemi duatrokitur dhe kemi bërë tifo me zemër për të.

Shkëlqen sot ashtu si dhe më parë figura sportive e mrekullueshme e Fatmir Frashëri si personalitet sportiv nga ato, që vijnë vetëm një herë në dhjetra vjet.

U prefsh në paqe burrë i madh!!’