Petrit Vargu: Reklama e Kryeministrit polic tregon fytyrën e një regjimi të urryer

578
Doktori i mirënjohur Petrit Vargu në rrjetet sociale ka shkruar se reklama e Kryeministrit polic tregon tamam fytyrën e një regjimi të urryer.

Statusi tij i plotë
A e keni parë reklamën me kryeministrin polic, ku justifikohet gjobë vënia, sepse duhet të kemi më tepër shkolla dhe spitale? Kjo tregon tamam fytyrën e një regjimi të urryer.

Jo Z. Kryeministër!
– Shkollat dhe spitalet paguhen me taksa që ti nuk je i zoti t’i mbledhësh. 

– Shkollat dhe spitalet, paguhen me detyrimet doganore, që Ju nuk i mblidhni dot, sepse kamionët e oligarkëve kalojnë pa u zhdoganuar dhe për kompensim i bie më qafë këtij populli të varfër me gjoba.

Edhe 72 orë dhe kjo punë merr fund.

Voto LSI! Voto 1-shin e bukur.
Sigal