Petrit Sinaj/ U përulemi me nderim të rënëve të Luftës

585
73-vjetori i Çlirimit të Beratit, PS – PD e LSI bashkohen në Varrezat e Dëshmorëve
Valbona Zylyftari – Nderim për Heronjtë dhe Dëshmorët e Luftës, Berat 

Është përkujtuar në Berat 73-vjetori i çlirimit të qytetit të Beratit, ku pushtetarë lokalë, drejtues vendorë të forcave të ndryshme politike, bashkuar në Varrezat e Dëshmorëve. Ceremonitë e këtij përvjetori çlirimi u fokusuan në Varrezat e Dëshmorëve, ku të pranishmit u përkulë me respekt përpara Piedestaleve të Dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut. Pranë varrezave të dëshmorëve në këtë ditë të veçantë si dhe është 13 shtatori, dita e çlirimit të qytetit të Beratit kishin ardhur familjarë dhe të afërm të Heronjve e Dëshmorëve të Atdheut, Veteranë të Luftës dhe pasardhësit e tyre, banorë të qytetit e të rrethinave të tij. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, në fjalën e tij u shpreh se sot në këtë ditë të shënuar u përulemi me nderim të rënëve të luftës, atyre bijve dhe bijave që për çlirimin e Atdheut nuk kursyen as gjënë më të shtrenjtë jetën e tyre. Ndaj ne sot kemi ardhur këtu për të përkujtuar këtë ditë të shënuar për qytetin tonë por dhe për të nderuar të rënët e Luftës. Për të çuar amanetin e tyre në stadin që e kërkon dhe koha, duhet të punojmë për një bashkëpunim edhe më të madh për realizimin e projekteve vendore. “Akoma shoqëria jonë ka nevojë të çlirohet nga mentalitetet e mos bashkëpunimit e mos koordinimit”, por puna jonë duhet të konsistojë në realizimin e shumë projekteve që kemi dhe duhet të realizojmë, ne duhet të fokusohemi në këtë shtator tek puna për të pasur sistem arsimor më të mirë, sistem shëndetësor më të mirë, infrastrukturë më të mirë, atë që po përpiqemi ta realizojmë në Berat dhe në të gjithë qarkun”, tha Sinaj. Ndërsa, në një prononcim enkas për gazetën Prefektja e Qarkut të Beratit Valbona Zylyftari, u shpreh se sot të gjithë kemi detyrimin për të përkujtuar çdo moment të asaj Lufte. “Sot duke bërë reformë, duke punuar së bashku që të bëjmë një jetë më të mirë për veteranët e Luftës, ne duhet të bëjmë shtetin që ata, të rënët e Luftës në fushën e betejës kanë ëndërruar, të bëjmë shtetin më të fortë në shërbim të qytetarëve për të cilët ata, dhanë jetën”, u shpreh Prefektja Zylyftari . Takimi e përshëndeti edhe Skënder Mystafaraj kryetari i shoqatës të familjeve të dëshmorëve. Më pas të gjithë pjesëmarrësit vendosën kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar Dëshmorëve të Atdheut, ndërsa kaluan në revistë piedestalet ku prehen eshtrat e të rënëve gjatë Luftën së Dytë Botërore për çlirimin e Atdheut. 
Sulo Gozhina
Sigal