Peticioni për vettingun – Forumi i Gruas Socialiste nënshkruan PRO reformës në drejtësi

443
Forumi i Gruas Socialiste firmosi peticionin për Vettingun. Kryetarja e këtij forumi, deputetja Olta Xhaçka u përcolli mesazh të gjithë qytetarëve që të mos ndahen politikisht kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Pranë tendës ku qytetarët firmosin pro vettingut, të rinjtë e PD kanë vendosur portetet satirike të kryeministrit Rama, ministrave dhe deputetë të majtë. 

Firmave të qindra qytetarëve që firmosin peticionin për Vettingun, i është shtuar edhe nënshkrimi i forumit të gruas socialiste.

Kryetarja e këtij forumi, deputetja Olta Xhaçka u shpreh se qytetarët e duan reformën në drejtësi, ndaj dhe në sondazhet rezulton se 98% i janë përgjigjur pozitivisht nevojës për të.
Deputetja apeloi qytetarët që mos të ndahen politikisht kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

Krahas tendës të vendosur nga shoqëria civile në parkun Rinia për mbledhjen e firmave të vetingut, të rinjtë demokratë ironizuan kryministrin Rama, ministra të kabinetit dhe deputet me këto stairike.

Më herët këto portrete të përrallës ‘Ali Baba me 40 hajdutë” u vendosën pranë çadrës së partisë dekokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit. 
Sigal