Peshkatarët e Pogradecit rrëmbehen nga policia maqedonase

931
Pogradec – Policia kufitare maqedonase na rrëmben peshkatarët në ujërat tona territoriale ka thënë për gazetën “Telegraf” kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Pogradecit, Adriatik Dokollari. Rasti i fundit ishte rrëmbimi i dy vëllezërve peshkatarë Nelson dhe Drilon Dokollari, të cilët u mbajtën për 7 ditë në burgun e Ohrit dhe vetëm pas 7 ditësh pas zhvillimit të takimeve dy paleshe ata janë lënë të lirë, por varkat mjetet e peshkimit dhe peshku i kapur gjatë gjuetisë ju sekuestrua nënë pretekstin se kanë shkelur ujërat maqedonase në liqen kur nuk ekziston fare kufiri, madje ju është vënë një gjobë prej 5000 eurosh. Drilon Dokollari për gazetën “Telegraf “ thotë se janë keqtrajtuar të dy vëllezërit nga policia maqedonase duke ju kërkuar llogari se pse keni kaluar kufirin e ujërave territorial kur kufijtë ujorë nuk ekzistojnë. Ata thonë se jo vetëm nuk kishim kaluar por ishim qindra metra brenda ujërave tona territorial. 
Duket vërtet paradoksale por që nga viti 1997 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon një vijë kufitare ujore e cila është bërë shkak për shumë incidente ndërkufitare midis peshkatarëve pogradecarë që kryejnë gjueti në liqen dhe patrullës kufitare policore maqedonase e cila shpesh herë rrëmben me skafin maqedonas të patrullimit peshkatarët në liqen së bashku me mjetet e lundrimit me gjithë gjahun e kapur nën pretekstin se na keni shkelur ujërat tona kur nuk ekziston asnjë vijë kufitare në liqen apo shenjë ndarëse siç ka qenë para vitit 1997, ku gjatë gjithë vijës kufitare në liqen kishte shenja dalluese që ndanin kufirin midis dy shteteve. Në marrëzirat e vitit 1997 u bënë prehër edhe shenjat dalluese kufitare të cilat qëlloheshin me armë dhe më pas dëmtimit ato fundoseshin në fund të liqenit. Herë pas here janë rrëmbyer peshkatarët shqiptarë në ujërat e liqenit së bashku me varkat motorike dhe rrjetat e peshkimit, madje edhe me gjahun që kishte kapur dhe pasi janë mbajtur dy tre ditë në policinë e Ohrit duke krijuar drama familjare siç ka ndodhur me vëllezërit Seitllari nga fshati Memëlisht, pasi familja kur nuk iu kthehen të afërmit mendon për ndonjë fatkeqësi në liqen, të cilat kanë qenë të shumta me peshkatarët në këtë liqen. 
Ata kërkojnë ndihmën e policisë kufitare e cila pas bisedimeve rutine me homologët maqedonas njofton familjet e peshkatarëve se të afërmit e tyre janë në burgun e Ohrit pasi kanë shkelur vijën kufitare në liqen kur kjo vijë kufitare nuk ekziston! Janë të rrallë ata peshkatarë shqiptarë që nuk janë rrëmbyer në liqen nga policia kufitare maqedonase nën pretekstin se jeni duke gjuajtur në ujërat maqedonase. Më pas pritet takimi dy palesh që zhvillohet një herë në muaj bisedimeve dy paleshe midis dy policive të asaj të Ohrit (Maqedoni) dhe të Pogradecit ata janë lënë të lirë por varkat dhe mjetet e gjuetisë iu janë vonuar gati 2 -3 muaj pas një procedure të gjatë me disa takime protokollare. Sipas kryetarit të shoqatës së peshkatarëve të Pogradecit, Adriatik Dokollari, shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht të vendosi vijën kufitare në ujërat e liqenit që të zgjidhet ky ngërç që ka sjellë shumë shqetësime dhe drama familjare kur të afërmeve ju zhduken familjarët në ujërat e liqenit të cilët shpesh herë dyshojnë tek ndonjë fatkeqësi mbytjesh në liqen pasi ka shumë raste me peshkatarë të mbytur në ujërat e liqenit për shkak të motit të keq . Sipas policisë kufitare ky është një problem madhor që duhet të zgjidhet në rang ministrish përgjegjëse pasi edhe vendosja e shenjave të reja kufitare ka një kosto ekonomike .
Sigal