Përvjetori i tridhjetë i thirrjes së parë me celular në Mbretërinë e Bashkuar

484
Sigal

•Thirrja e parë në absolut në Britani është kryer nga rrjeti Vodafone, 30 vjet më parë

•Michael Harrison, i biri i Presidentit të parë të Vodafone, kreu thirrjen me datë 1 Janar 1985.

•Tridhjetë vjet më pas, Vodafone u kthye në industrinë lider me 438 milionë klientë, e cila ofron shërbimin celular në 26 shtete dhe shërbimin e internetit me brez të gjerë në 17 shtete.

Thirrja e parë me celular në Britani është bëre 30 vjet më parë në rrjetin e sapo hedhur në treg asokohe nga Vodafone. Michael Harrison, biri i ish-Presidentit të Vodafone ka qenë i pari që ka testuar sistemin duke marrë në telefon babanë e tij në mesnatën e datës 1 Janar 1985. Michael Harrison u largua fshehurazi nga festa e Vitit të Ri e organizuar nga familja në shtëpinë e tij për t’i bërë një surprizë babait duke e marrë në telefon nga sheshi i Kuvendit në Londër. Harrison bëri thirrjen historike nga një ndër pajisjet e para celulare,  një VT1 Vodafone i transportueshëm, me peshë 11lb (5kg) dhe me 30 minuta kohë bisede në dispozicion. Harrison mban mend që linja ishte shumë e pastër pavarësisht se thirrjet e gëzimit të njerëzve duke festuar natën e Vitit të Ri në Londër krijonin zhurmë të konsiderueshme në sfond. Sapo Sir Ernest Harrison u përgjigj në telefon, Michael i tha: “Alo Babi, jam Mike. Kjo është telefonata e parë në absolut e bërë në një rrjet celular komercial në Mbretërinë e Bashkuar”. Nga ana tjetër e linjës, u hapën shampanja dhe fotografët e kapën momentin, i cili kurorëzonte tre vite punë intensive qe prej marrjes së licencës në vitin 1982. Disa ditë më vonë, një turmë e madhe u mblodh në St Katherine’s Dock në Londër për të parë komedianin Ernie Wise që kryente  thirrjen e parë publike me celular. Wise mori të njëjtën pajisje të transportueshme në St Katherine’s Dock në Londër në një karrocë poste të shekullit të 19-të duke përdorur një nga format më të vjetra të komunikimit për dërgimin e një letre, pikërisht për të theksuar shpejtësinë dhe leverdinë e këtyre pajisjeve telefonike celulare të reja. Thirrja e Ernie Wise u prit nga selia origjinale e Vodafone, ku ndodhej një grup punonjësish në një zyrë sipër një restoranti indian në Newbury, Berkshire. Për nëntë ditët e para të 1985, Vodafone ka qenë shoqëria e vetme me rrjet celular në Mbretërinë e Bashkuar. Të rëndë dhe të pavolitshëm, gjenerata e parë e telefonave celularë është shitur në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 1984, përpara se produktet e para të ishin të disponueshme dhe para hapjes zyrtare të rrjetit. Kërkesa për një telefon celular i cili mund të ishte plotësisht i lëvizshëm ishte aq e madhe sa që më shume se 2,000 urdhra blerje u morën nga ekipi i shitjes së Vodafone përpara se Michael Harrison të kryente thirrjen e tij nga Sheshi i Kuvendit. Në fund të 1985, ishin shitur më shumë se 12,000 pajisje. Ato nuk ishin aspak pajisje të cilat mund të mbarteshin dhe kushtonin rreth £2,000, baras me rreth £5,000 duke konsideruar inflacionin. Megjithatë, telefonat celularë të parë simbolizonin një revolucion në komunikim dhe u kërkuan në çast nga profesionistët e rinj, dëshira e të cilëve për celularët si “tullë” është dokumentuar në filma dhe seri televizive, që nga Wall Street deri te Only Fools and Horses. Krerët me vetura Ferrari në valën e parë të promovimit u tërhoqën shumë nga ky treg. “Mund të jesh, atëherë kur nuk je”, shkruante faqja e plote e reklamës të krijuar nga agjencia e reklamave Saatchi & Saatchi e printuar në çdo gazetë të madhe Britanike. Tridhjetë vjet më pas, teknologjia e Vodafone, e zgjedhur fillimisht nga pak veta, sot ka një rol parësor në jetën e më shumë se 400 milion njerëzish nga çdo kontinent. Vodafone është sot pionier botëror në sjelljen e benefiteve të revolucionit celular dhe dixhital për klientët dhe sektorin e biznesit në të gjithë botën. Si novator, Vodafone është lider në industrinë e zhvillimit të teknologjisë transformuese, që nga ofrimi i shërbimit 4G në 15 shtete deri në ofrimin e shërbimeve si teknologjia që mundëson komunikimin pa fije ndërmjet pajisjeve machine-to-machine (M2M) dhe M-Pesa, shërbimi i pagesës nëpërmjet celularit që u jep liri financiare miliona njerëzve. Evolucioni i Vodafone ka marrë vrull në 2013, Vodafone ka ndërmarrë projektin “Spring”, programi i investimit të kapitalit më i madh në historinë e kësaj shoqërie, e cila ka angazhuar rreth £19 miliard në dy vjet për të zgjeruar rrjetet dhe shërbimet e saj në Evropë, Azi dhe Afrikë. Përgjegjësi i Departamentit Tregtar dhe Operacional i Grupit Vodafone, Paolo Bertoluzzo ka thënë: “Kur u hodh në treg, themeluesit e Vodafone kanë piketuar drejtorët e bizneseve, përfaqësuesit e shitjeve, gazetarët, kirurgët, veterinerë dhe mjekët e Britanisë. Tridhjetë vjet më pas, gama e klientëve të Vodafone përfshinë të rinjtë nga gjithë Evropa, India, Afrika si dhe bizneset multinacionale më të mëdha në gjithë botën. Megjithëse aktiviteti ynë ka ndryshuar përtej çdo pritshmërie, qëllimi ynë dhe objektivat nuk kanë ndryshuar: t’u japim fuqi klientëve, cilitdo dhe kudo qofshin ata, pasi lidhjet me celularë, internet në brez të gjerë dhe dixhitale kanë transformuar shoqërinë në një mënyrë të paimagjinueshme në vitet 1980”.

Vodafone u kërkon njerëzve të ndajnë kujtimin e tyre të blerjes së celularit të parë dhe kryerjes së thirrjes të parë me celular me anë të hashtagut #myfirstmobile dhe #30yearsVodafone

Rreth Vodafone

Vodafone është një nga shoqëritë e telekomunikacionit më të mëdha në botë dhe ofron një gamë shërbimesh që përfshin komunikimin zanor, me mesazhe, të dhëna dhe rrjet fiks. Vodafone ofron shërbimin celular në 26 shtete, është partner me rrjetet celulare në 55 shtete të tjera dhe ofron shërbimin e internetit me brez të gjerë në 17 tregje. Më 30 Shtator 2014, Vodafone kishte 438 milionë klientë në shërbimin celular dhe 11 milionë klientë në shërbimin e internetit me brez të gjerë. Për më shumë informacione, lutemi të vizitoni faqen: www.vodafone.com.

Rreth Vodafone Albania

Vodafone Albania Sh. A, pjesë e Vodafone Group Plc u prezantua për herë të parë në tregun shqiptar në Gusht 2001. Vodafone Albania është kompani lider në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri dhe ofron shërbime mbi 2 milion konsumatorëve në Shqipëri me një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh komunikimi zanor (voice) dhe të dhënash (data), duke siguruar që klientët të përdorin rrjetin më të mirë të telekomunikacioneve dhe të përfitojnë nga shërbime inovatore dhe cilësore.