Përvetësoi para nga veprimtaria kriminale, pranga 46-vjeçarit

106

Një 46 vjeçar në kërkim kombëtar është arrestuar nga policia në Durrës.

Ai akuzohet për përvetësimin e parave përmes rrugëve kriminale.

Po ashtu uniformat blu bëjnë të ditur se  u arrestua në flagrancë dhe një 23 vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin: L.B., 46 vjeç, banues në fshatin Bizë, Durrës.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e  sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 23 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas në Thumanë, duke  drejtuar mjetin tip “Range Rover”, në gjendje të dehur ka goditur mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F.R., ku për pasojë është lënduar pa pasoja për jetën  një 44 vjeçare pasagjere në mjetin tip benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.