Përveç autostradës Tiranë-Durrës, përmbytet edhe rruga e Ndroqit

613
Rruga Durrës-Tiranë është bërë e pakalueshme dhe kjo vjen për shkak të përmbytjeve dhe shtimit të reshjeve. Përveç autostradës Tiranë–Durrës, është përmbytur edhe “Rruga e Ndroqit”. “Rruga e Ndroqit per ne Durres tani është drejt bllokimit për shkak te ujit që po bllokon rrugën ne disa pika”, njofton Policia.

Njoftimi i policisë:
Si pasoje e intensitetit te larte rreshjeve te shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokaster kalohet me veshtiresi pasi ka dale uji ne rruge tek pika e Viroit.
Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me veshtiresi pasi perballe lokal Arberia ne Fushe-Kruje ka dale lumi ne rruge.
Rruga e Ndroqit per ne Durres tani eshte drejt bllokimit per shkak te ujit qe po bllokon rrugen ne disa pika.
Te dyja krahet e autostrades Tirane- Durres jane te pa kalueshme.
Nga Durresi per te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojne ne aksin Durres-Vore-Rinas-Laknas-Kames.
Akset e tjera per momentin jane te kalueshme pa probleme.
Policia e Shtetit ka kaluar ne gadishmeri te perforcuar.
Te gjitha Repartet e FNSH, Tirane, Shkoder e Fier jane angazhuar ne mbeshtetje te Policive lokake per t’ju ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.
Policia Rrugore eshte 100% ne rruge ne te gjitha akset rrugore.
Policia e Rendit ka shtuar patrullat te cilat jane ne gadishmeri per te nderhyre ne rast nevoje.
Policia e Shtetit po bashkepunon ngushtesisht me Emergjencat Civile, Ushtrine, Zjarrfikesit dhe ARRSH per te menaxhuar situaten.

auto_permbytje1512069834
Sigal