Përurohet busti i Papa Françeskut në Tiranë

566
Papa Françesku do të ketë nga sot një bust të tijin në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Busti gjendet pranë këmbanës së Paqes tek Piramida. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, në krahë të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ministrave Blendi Klosi, Mirela Kumbaro etj. Nishani e vlerësoi pozicionin e vendosjes së bustit të Papës, “përpara ish muzeut të diktatorit iodeologjia e dështuar e të cilit u përpoq jo vetëm të shembte kisha e xhami por të burgoste e vriste klerikë e besimtarë të pafajshëm’, tha kreu i Shtetit. Dy vjet më parë, Papa Françesku vizitoi Tiranën ku u takua me disa personalitete të vendit.
Sigal