Personat me aftësi të kufizuar dalin në protestë para Parlamentit

Personat me aftës të kufizuar kanë dal ditën e sotme në protestë para parlamentit.
Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të mbaj premtimet e dhëna.
Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj ka deklaruar se qeveria duhet të rrisë në masën 10% pagesën e paaftësisë si dhe t’i kthejë borxhin kësaj shtrese.
‘’Të dashur motra dhe vllezër, dhe bashkëvuajtës në këto 26 vite ka qenë e vështirë për ne që të qëndrojmë të paanshëm. Ka qenë mjaft e vështirë që të zhvillohet kjo protestë, pasi prej tre vitesh kemi pritur që të na mbështesin.
Kur ne deshëm të bënim një protestë ajo u konsiderua kërcënim për qeverinë. Motra dhe vllezër duhet të jemi të hapur dhe të ndershëm me njëri-tjetrin, ata që flasin në emrin tonë ju jep qeveria poste dhe para.
Sot ne nuk kemi një numër të mjaftueshëm të personave me aftësi të kufizuar që punon në administratë. Ne si organizatë kemi qenë, jemi dhe do të jemi të bashkuar, kjo organizatë është një instrument shumë i rëndësishëm dhe për brezat e ardhshëm. Dritën na e mori fatkeqësia, zërin qeveria’’, deklaroi Tafa