Persona të panjohur ngacmojnë studentët dhe i rrahin keq tek Ekonomiku, tre përfundojnë në spital

732
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e një godinë shtetërore në QSUT, ku për momentin janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonomik, pasi godina e Universitetit të tyre është në rikonstruksion e sipër.

Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë një ore leksioni, me pedagogen Ermelinda Mulaj, “Drejtim Financiar”, dhe kanë ngacmuar pjesën më të madhe të studentëve. Fillimisht ngjarja ka nisur si një ngacmim në drejtim të vajzave studente, dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike në ambientet e jashtme.

Motra e një prej studentëve që ka mbetur i lënduar nga sulmi,  është shprehur si më poshtë:

Dy student të paidentifikuar kanë hyrë në mësim me pretendimin se janë të dërguar nga dekania, pedagogia i ka lejuar të hyjnë në mësim kanë sharë vajzat, pas mësimit dy vetë nga klasa kanë ngritur zërin ndaj sjelljes së tyre, pasi nuk mund ti duronin më kunjat e tyre.

Kur kanë dalë nga mësimi janë përballur me një grup 20 vetash të cilët kanë kaluar direkt në përleshje fizike, e vetmja arsye nuk duan të bëhen publike emrat është se kanë frikë mbi pushtetin e personave që fshihen pas tyre.

Një oficer i policisë gjyqësore është shprehur se Policia e shtetit nuk ka përgjegjësi për ngjarjen, pasi Universitetet ruhen nga policia private.

Vëllai im ka qenë në spital gjatë natës, ka dëmtime në kokë dhe në trup, ka fraktura në hundë dhe në vesh, pritet që ti bëjmë skaner, që të shohim nëse ka probleme të brendshme.

S’ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e pedagoges, dhe as nga ndonjë person tjetër nga stafi akademik.