Sigal

Muharrem Xhafa

Kjo bêhet me qëllim! S’është harresë! Më së pari, kjo i fshihet rinisë, e cila nuk di se ç’janë provokacionet e 2 gushtit 1949! Shteti dihet që hesht dhe pse hesht! Po shtypi pse hesht?! Shtypi duhet t’ia bëjë të ditur rinisë! As opinioni publik nuk duhet të heshtë! Ndaj na takon të gjithve t’ia themi brezit të ri se provokacionet e 2 gushtit 1949 kanë qenë provokacione të rrezikshme, që u ndërmorën nga forcat ushtarake të monarkofashistëve grekë, jo nga populli grek, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, në të gdhirë të 2 gushtit 1949, kur Greqia ishte përfshirë në atë kohë nga flakët e luftës civile midis forcave demokratike greke dhe forcave të reaksionit grek për çështjen e pushtetit.

Grekët monarkofashistë i nisën provokacionet e 2 gushtit 1949 me pretekstin se gjoja Shqipëria u jepte ndihma forcave demokratike greke, po qëllimi, në fakt, ishte tjetër, ishte një test i reaksionit grek, i mbeshtetur prej anglezëve e amerikanëve, për të provuar a do të rezistonte e sa do të rezistonte shteti i ri demokratik popullor shqiptar, apo ky do te dorëzohej dhe çfarë nuk ishte arritur gjatë LANÇ-it prej pushtuesve, armiqve të pushtetit popullor e bashkëpunëtorëve të tyre vendës, të arrihej me këto provokacione! Rinisë i bëjmë të ditur se në të gdhire të 2 gushtit 1949, tre batalione greke te mbështetura nga artileria e aviacioni grek, sulmuan befas territorin e Shqipërisë në sektorin e kufirit të Bozhigradit të Korçës – piramida 54-55 – në një front prej 700-800 metrash gjerësi, të cilat hynë rreth 300-400 metra në brendësi të tokës shqiptare dhe qëelluan me artileri fshatin Vidohovë! Posta e kufitare e Vidohovës “Hero i Popullit” bëri një qendresë heroike.

Të 36 kufitarët, që përbënin efektivin e kësaj poste, përballuan me sukses sulmet e tre batalioneve të forcave monarko-fashiste greke të mbështetura nga forca ushtarake të tjera armike. Pas 5 orë luftimesh të ashpra në mbrojtje të Atdheut, forcat e kufirit të Republikës Popullore të Shqipëisë e zmbrapsën armikun deri në kufi dhe rivendosën gjendjen e mëparëshme. Kufitarët trima shqiptarë të kësaj poste, të paktë në numër, luftuan heroikisht dhe mbeshtetur nga reparte të Ushtrisë Popullore të Shqipërisë e bënë rajonin e Vidohovës një varr për armikun, i cili pati rreth 100 të vrarë e të plagosur dhe 3 robër! Në luftimet, që u zhvilluan në këtë sektor ra heroikisht edhe oficeri trim, Memo Nexhip Bejko! Forcat monarkofashiste greke nuk u ndalën me kaq, i vazhduan provokacionet ushtarake gjatë gjithë muajit gusht deri me 5 shtator 1949 në sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshticës, Konispolit etj, duke shkaktuar shumë dëme në njerëz e në materiale. Po shteti i ri shqiptar tregoi forcën e tij të pathyeshme, bëri që sulmet e forcave greke të përballohen, të zmbrapsen e të nxirren matanë kufirit me Greqinë, vetëm me forcat shqiptare të kufirit shtetror, mbështetur prej forcave të Ushtrisë Popullore dhe Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha, duke bërë kështu që repartet ushtarake greke të pësonin një dështim të plotë, shembullor! Shteti borgjez harron, por jo populli! Shteti i borgjezisë mund të bëjë edhe lëshime të tjera kriminale, por populli mban shënim! Lavdi dëshmorëve të 2 gushtit 1949! Lavdi dëshmorëve të LANÇ-it.